E përdori Trump kundër Covid, studimi: Hidroksiklorokina rrit shanset për mbijetesë me 200%

schedule15:18 - 10 Qershor, 2021

schedule 15:18 - 10 Qershor, 2021

Një ilaç që është përdorur për sëmundjen e malaries dhe është rekomanduar nga Donald Trump si një trajtim i mundshëm për koronavirusin duket se rrit shanset për mbijetesë deri në 200% , sipas një studimi të fundit.

Sipas të dhënave, deri më tani, nëse pacientët  me simptoma të rënda të Covid-19 marrin  doza të larta të hidroksiklorokinës me zink,  shanset për mbijetesë  rriten në mënyrë dramatike. Trump tha në mars të vitit 2020 se e kishte marrë ilaçin për të parandaluar infektimin me virus, dhe jo për ta trajtuar atë.

Ish presidenti  bëri thirrje për të përdorur hidroksiklorokinën si një trajtim të mundshëm për Covid. Studimi u krye të 255 pacientë në Qendrën Mjekësore Saint Barnabas në New Jersey./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!