Kanë dalë detaje të reja tronditëse nga përdhunimi i 15 vjeçares nga një 65 vjeçar dhe disa të rinj të tjerë në Tiranë.
Siç mëson abcnews.al, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në zonën e njohur si “Bregu i Lumit” në Tiranë.
Lexo edhe: Tmerr në Tiranë, një i moshuar dhe tre të rinj abuzojnë seksualisht me 15 vjeçaren
65 vjeçari ka filmuar abuzimin ndaj vajzës dhe ia ka shpërndarë tre të rinjve, të cilët kanë kërkuar të kryejnë marrëdhënie me vajzën duke e shantazhuar bashkë me 65 vjeçarin se do t’ja shpërndanin videon nëse nuk kryente marrëdhënie me ta.
Siç bën me dije policia, krahas të moshuarit me të miturën kanë abuzuar edhe tre të rinjtë, të cilët gjithashtu e kanë filmuar duke vijuar ta shantazhojnë.
Ngjarja e rëndë u zbulua sot dhe policia shoqëroi katër personat e përfshirë, të cilët tashmë do të përballen me akuza të rënda. /abcnews.al
/abcnews.al