Policia e Mozambikut ka arrestuar një afrikan i cili ishte gjetur duke zhvarrosur trupat e prindërve. Qëllimi i tij sipas policisë ishte ti shkëmbente kockat me një motoçikletë. Një ngjarje kjo e pazakontë, por mësohet se përveç trupit të prindërve ai po zhvarroste edhe trupin e xhaxhait. Policia e Mozambikut kapi burrin e dyshuar në provincën Nampula.
“Shefi më tha të kërkoja për kocka të njerëzve që kishin vdekur pa u sëmurë. Në këmbim, do më jepte një motoçikletë.
Unë shkova në varrezat e familjes dhe nxora kockat nga varret e babait tim, nënës e xhaxhait tim”, tha ai për BBC./abcnews.al