Një grua në Teksas mbeti e lënduar teksa ishte duke ecur në rrugë pasi një skifter hodhi mbi të një gjarpër. Zogu grabitqar dhe zvarraniku e sulmuan në të njëjtën kohë, pasi skifteri u sul mbi të në kërkim të “vaktit” që i kishte shpëtuar nga duart.
Ndërkohë që gjarpri iu mblodh rreth dorës dhe tentoi ta kafshonte në fytyrë. Incidenti i tmerrshëm e la gruan 64 vjeçare me plagë të shumta në krah dhe fytyrë.
Peggy Jones tregon se ngjarja ndodhi në qytetin e Silsbee në Texas, kur gjarpri ra mbi trupin e saj, dhe nuk pati aspak kohë që ta largonte pasi menjëherë mbi të u sul dhe skifteri.
/abcnews.al