Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku eshtra njerëzore janë gjetur në shtëpinë e familjes së vrasësit serik Billy Mansfield, gjatë arrestimit të vëllait të tij për drogë.
Mansfield, është një person që akuzohet për vrasjen e katër grave nga Florida dhe një grua nga California në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980, aktualisht është në një burg në Kaliforni duke vuajtur katër dënime të përjetshme.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 64-vjeçari pranoi vrasjet në 1982 për të shmangur dënimin me vdekje. Mbetjet skeletore të katër grave u gjetën në shtëpi në 1981. Detektivët me Zyrën e Sherifit të Qarkut Hernando javën e kaluar kryen një kontroll në vendbanimin ku vëllai i tij Gary ende jeton për akuzat e drogës. Gjatë arrestimit të tij, Gary u tha policëve se kishte trupa “në të gjithë shtëpinë”, sipas raporteve.
Billy Mansfield, atëherë një elektricist 25-vjeçar, thuhet se kishte marrë gratë që ai i rrëmbeu në shtëpi përpara se t’i torturonte dhe vriste ato. Ai u tha zyrtarëve se i varrosi viktimat e tij afër pasi i pëlqente t’i kishte atje.
Tre nga viktimat e tij janë identifikuar si Rene Abbey Saling, 29 vjeç; Sandra Jean Graham, 21 vjeç dhe Elaine Louise Ziegler, 15 vjeç.
Ziegler viktima e parë e njohur e Billy ishte zhdukur ndërsa ishte në një udhëtim familjar në kampe në 1975. Eshtrat e saj u gjetën më vonë në shtëpi.
Ai më pas u takua me Graham në një lokal para se ajo të mos shihej më. Eshtrat e saj u gjetën gjithashtu më vonë në pronë. Eshtrat e dy trupave të tjerë tashmë të gjetur në shtëpi nuk janë identifikuar kurrë.
Nënë e martuar e tre fëmijëve Saling u gjet gjithashtu e vdekur në Santa Cruz, California pasi u takua me Billy në një bar atje.
Prokurorët kishin pretenduar se Gary dhe William Sr ndihmuan vrasësin pas vdekjes së Saling. Gary bashkëpunoi me autoritetet për të shmangur akuzat e bashkëpunimit.
Djali i vrasësit Billy Mansfield III tha se mendon se ka “shumë më shumë, trupa për t’u gjetur”.e.su./abcnews.al