Një grup studiuesish nga Universiteti i Queenslandit në Australi kanë zbuluar një lloj helmi, i ngjashëm me atë të merimangave vdekjeprurëse.
Sipas tyre, kjo substancë toksike prodhohet nga disa lloje bimësh të quajtura Gympie-Gympie, që gjenden gjerësisht në pjesën jugore të Australisë.
Këto pemë i kanë gjethet të mbuluara me qime të imëta, të ngjashme me gjilpërat dhe dihet se shkaktojnë dhimbje ekstreme, që zgjasin gjatë.
Ndryshe nga vitet e tjera, kur janë zbuluar lloje të ndryshme merimangash dhe gjarpërinjsh helmues, këtë herë kjo pemë, i ka çuditur vërtetë shkencëtarët. l.k/abcnews.al