E pazakontë, një burrë në Kamboxhia dekoron shtëpinë me mina

schedule12:11 - 15 Qershor, 2020

schedule 12:11 - 15 Qershor, 2020

Një burrë në Kamboxhia ka bërë një veprim të pazakontë duke dekoruar oborrin e shtëpisë së tij me mina ende aktive. Ky person, emri i të cilit nuk u bë i ditur kishte punuar si deminues, i cili i kishte marrë minat në fushat e orizit dhe në pyjet afër shtëpisë së tij për t’i shitur për skrap.

Por, pas vendimit të qeverisë për të ndaluar shitjen e tyre dhe mjeteve të tjera të pashpërthyera, ai nuk dinte se çfarë të bënte me ta dhe vendosi të dekorojë shtëpinë. Drejtuesi i Qendrës së Veprimit të Minave, Heng Ratana, i cili e përshkroi situatën si “të pabesueshme”, tha se burri shpesh vepronte si një deminues pa leje në fushat e fshatarëve të tjerë për para, dhe pastaj i mbante ato.

Në këtë vend, ka rreth 4 deri në 6 milion mina të paeksploduara. Një raport nga Autoriteti Kamboxhian i Veprimit ndaj Minave dhe Ndihmës së Mbetjeve thekson se kishte 77 të plagosur nga këto mjete të pashpërthyera vitin e kaluar, përfshirë 12 vdekje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!