Në Bergamo u arrestua një hajdut falë një…selfie. Një burrë ka përfituar nga momenti i shpërqendrimit të një gruaje për t’i marrë çantën e saj me bizhuteri në total prej 5 mijë eurosh, një iPhone, 150 euro cash dhe dokumente. Megjithatë, hajduti u kap mat nga një selfie që po bënte gruaja.
Familja me origjinë indiane po arrinte në stacionin e Bergamos për të marrë autobusin për në aeroport, ku i priste një fluturim për në Palma de Mallorca. Gruaja vendosi çantën e saj në një stol dhe më pas pozoi për një foto kujtimi. Hajduti përfitoi nga rasti, mori çantën dhe u largua.
Gruaja denoncoi vjedhjen dhe hajduti u identifikua falë selfies. Megjithatë, pushimet për familjen indiane u prishën pasi nuk kishin dokumentet me vetë për t’u nisur drejt ishullit spanjoll./abcnews.al