Zyrtarët amerikanë të transportit kanë kapur një pasagjer që po përpiqej të kontrabandonte një armë në një avion duke e fshehur brenda një pule. Arma u gjet brenda pulës së pagatuar nga oficerët e Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) në aeroportin Fort Lauderdale-Hollyëood të Floridës.
Fotot u publikuan në internet nga Administrata Amerikane e Sigurisë së Transportit (TSA), e cila është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit. Fotot e publikuara tregojnë momentin kur oficerët gjejnë pistoletën e mbështjellë me një letër kafe përpara se të fshihej brenda pulës.