E pazakontë: Meteorologu i propozon të dashurës përpara tornados

schedule14:23 - 16 Qershor, 2021

schedule 14:23 - 16 Qershor, 2021

Një propozim për martesë i pazakontë ka ndodhur në SHBA. Bëhet fjalë Tom Bedard 29-vjeç dhe Raya Maday, 26-vjeçe, të cilët punojnë së bashku në “AccuWeather” në Wichita si meteorologë. Ata udhëtuan plotë gjashtë orë me makinë deri në Colorado me shpresën se do të takohen me një tornado.

Ata realizuan një ëndërr dhe kështu Tom u gjunjëzua në ato momente për t’i propozuar Rayas pavarësisht që pas shpinës së tyre qarkullonte tornadoja.

Çifti janë takuar në vitin 2016 në një konferencë të meteorologëve dhe ishte pikërisht dashuria e madhe për motin që i bashkoi edhe më shumë. Një vit më vonë, dyshja u punësuan nga AccuWeather në Wichita, ku paralajmërojnë kushtet e motit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!