E pazakontë, me kufomë në krahë në postë për të marrë pensionin, alarmohet policia irlandeze

schedule14:28 - 23 Janar, 2022

schedule 14:28 - 23 Janar, 2022

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Irlandë ku dy të rinj u futën në postë për të tërhequr pensionin e një të vdekuri.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytezën Carlow të Irlandës që gjendet në jugperëndim të Dublinit, ku punonjësit e postës nuk e kanë dhënë pensionin dhe kanë theksuar se ai tërhiqet vetëm nga personi përgjegjës.

Menjëherë pasi kërkesa e tyre është refuzuar ato janë larguar dhe janë kthyer në ambientet e postës më pas me kufomën e burrit.

Menjëherë pasi personeli ka njoftuar policinë ato janë larguar nga vendi duke lënë pas trupin e pajetë në postë. Të ndjerin arritën ta identifikojnë menjëherë punonjësit pasi e njihnin prej kohësh.

Në anën tjetër, policia irlandeze është duke hetuar rastin dhe rrethanat e vdekjes së burrit që u soll në postë. /abcneës.al