Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë është shënuar në parkun kombëtar të “Luginës së Vdekjes” në Kaliforni.
Ky moment i pazakontë u rregjistrua në vitin 2013 dhe termometri shënoi 54 gradë celsius.
Mërkuri preku atje vlerën e 54,4 gradë celsius, ndërsa bregdeti perëndimor i Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga një valë e të nxehtit.
Ndërkohë temperaturat pritet të rriten edhe më tej gjatë javës. Kushtet ekstreme sollën mungesë dyditore të energjisë në Kaliforni, pasi një termocentral pësoi një defekt gjatë së shtunës.
Një tjetër temperaturë rekord për planetin, prej 55 gradësh ishte regjistruar në Tunizi në vitin 1931, por ekspertët nuk mendojnë se matja e temperaturës në atë kohë ishte e besueshme./abcnews.al