Historia e pazakontë që e karakterizo është dhe ajo që e bën të veçantë një fshat të thellë malor disa kilometra larg qytetit të Ferizajt.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se bëhet fjalë për fshatin Pleshinë, i cili është i pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrë magjepsëse.
Por, ajo se çfarë e bën të veçantë e të padëgjuar më parë, janë emërtimet e zonave, bazuar në histori të vërteta.
Një ndër historitë më të pazakonta që ka ndodhur në këtë fshat është ajo e “Varreve të krushqve”.
Një nga banorët e fshatit, Rexhep Hoxha në një prononcim për mediat ka rrëfyer se si në ditën e dasmës janë vrarë krushqit ndërmjet vete, por edhe nuset!
Ai rrëfen se si i kanë parë pjesët e trupit të tyre.
Ndryshe, ky fshat paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë kulturore, të periudhave të ndryshme historike dhe ka një popullsi të dendur./ATV


