E pazakontë: Karburanti për makinën e dasmës së William dhe Kate u krijua me dy produkte ushqimore

schedule22:13 - 26 Tetor, 2021

schedule 22:13 - 26 Tetor, 2021

Mijëra spektatorë u mblodhën jashtë Pallatit Buckingham për të përshëndetur Princin William dhe Kate pas ceremonisë së dasmës. Çifti i lumtur u largua me një kabrio Aston Martin të stolisur me fjongo dhe tullumbace të kuqe, të bardhë dhe blu. Targa e pasme e makinës “kishte” numrin e regjistrimit “JU5T WED”, ndërsa përpara shkronjën “L”.

Makina ishte një dhuratë për princin Charles për ditëlindjen e tij të 21-të nga mbretëresha. Charles ka drejtuar makinën e tij të preferuar për më shumë se pesë dekada. Në vitin 2008 ai kërkoi një burim më të qëndrueshëm karburanti për udhëtimet e tij. Ai i kërkoi vetë kompanisë të bënte ndryshimin. Megjithatë, ai ka hasur në reagimet e inxhinierëve të cilët kanë pohuar se makina do të “shkatërrohet” me karburant bioetanol.

Bioetanoli, i njohur gjithashtu si bionaftë, është zëvendësuesi “i gjelbër” i karburanteve tradicionale dhe premton transport më të mirë, më të lirë dhe më të pastër.

Sot makina funksionon me një përzierje karburanti të përbërë nga 85% bioetanol dhe 15% benzinë ​​pa plumb. Sipas postimit të Hello, bioetanoli është bërë nga mbeturinat e djathit dhe vera e bardhë angleze. Është vërtetuar se pasurimi i benzinës me bioetanol çon në djegie më të mirë duke rezultuar në ekonomi në konsum, më shumë eficencë të motorit, por edhe ulje të emetimeve, mirëmbajtje më të mirë të automjeteve në afat të gjatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!