Temperaturat e ulëta të pazakonta në Florida ka bërë që shumë hardhuca dhe pse njihen për përballimin e të ftohtit po bien nga pemët ku kishin dhe vendqëndrimet e tyre.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, Miami-South Florida, paralajmëroi publikun se temperaturat e pazakonta po shkaktojnë dhe këtë dukuri.
“Hardhucat janë gjakftohtë. Ata ngadalësohen ose bëhen të palëvizshëm kur temperaturat bien. Ata mund të bien nga pemët, por nuk janë të ngordhur”, shkruan në Twitter shërbimi. Ndërkohë temperaturat në Florida të Jugut arritën një minimum prej -4 gradë Celsius të dielën në mëngjes, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Ok last one… they were everywhere this morning! pic.twitter.com/bRtM5HRVvQ
— Cristian Benavides (@cbenavidesTV) January 30, 2022
Verilindja e vendit u rrethua të shtunën nga një stuhi vdekjeprurëse dimri që bëri disa shtete të shpallin emergjenca dhe detyroi anulimin e më shumë se 1400 fluturimeve.
Nga ana tjetër zoologia Stacey Cohen, një eksperte zvarranikësh në kopshtin zoologjik Palm Beach në Florida, shpjegoi fenomenin, duke theksuar se për shkak të të ftohtit hardhucat humbasin aftësinë e tyre për tu varur.
It’s officially raining iguanas in South Florida pic.twitter.com/9ecBQELUUE
— Cristian Benavides (@cbenavidesTV) January 30, 2022
“Trupat e tyre në thelb fillojnë të mbyllen aty ku humbasin funksionet e tyre. Ata janë lart në pemë në degë duke fjetur dhe më pas për shkak se bën shumë ftohtë, ata humbasin aftësinë për t’u varur dhe më pas bien shumë nga pemët”, ka thënë Cohen.
Megjithëse shumica e zvarranikëve janë të kërcënuar nga këto temperatura, pasi sipas ekspertëve temperaturat e ngrirjes ishin një kërcënim për mbijetesën e tyre dhe vuri në dukje një ftohje në vitin 2010 që zhduku një numër të madh të tyre./abcnews.al