Një djalë nga India ka lindur me 12 gishta, nga gjashtë në secilën dorë. Bëhet fjalë për të riun Faizan Ahmad Najar, i cili është shprehur se nuk e ka fare problem pasi gishtat e ndihmojnë që të fitojë në video-lojëra, shkruan Daily Maily.
12-vjeçari ka thënë se gishtërinjtë shtesë e kanë ndihmuar atë të shkëlqejë në kriket, sportin e tij të preferuar dhe lojëra online si Clash Squad.
Megjithatë djaloshi thekson se ka edhe momente që kërkon të ndryshojë.
‘Ndonjëherë, por jo shpesh, mendoj pse vetëm unë? Por në përgjithësi, unë kam disa miq të mirë në shkollë që më bëjnë të mos ndihem keq. Dua të bëhem mjek. Unë dua të trajtoj pacientët që kanë lindur ndryshe..kështu si unë në mënyrë që askush të mos mund t’i ngacmojë ose t’i tallë. Për fat të mirë ky nuk është rasti im pasi unë jetoj në fshat”, ka thënë ai./abcnews.al