Deputeti i opozitës parlamentare ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për presidentin Ilir Meta nga plazhi.
Teksa është zhvendosur për pushimet e verës, Rryçi është bërë pjesë e mbledhjes duke dhënë opinionin e tij për shkeljen e presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit dhe ngërçit në Kushtetuese.
Rryçi tha se është pro presidentit duke deklaruar se shkeljet e tij nuk janë të rënda.
“Ky komision nuk ka qenë në nivelin e duhur. Kemi rreth 1 vit që po merremi me këtë çështje dhe në përfundim nuk e kemi marrë atë që kemi kërkuar. Jam pro Presidentit, shkeljet nuk janë të rënda”, tha Rryçi./abcnews.al