Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Nju Jork, ku dy pasagjerë që ishin në aeroplanin që po udhëtonte drejt Atlantas, kanë hapur derën në momentin që avioni ka qenë në lëvizje në pistë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur të shtunën në aeroportin La Guardia në Nju Jork, e pas këtij veprimi pasagjerët janë kapur nga autoritetet e rendit.
Fluturakja është rikthyer në pistë, e pasagjerët tjerët janë liruar disa minuta më vonë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.
Në anën tjetër, inxhinierët dhe punëtorët teknik kanë analizuar në detaje aeroplani për t’u siguruar që mund të rikthehet në përdorim. /abcnews.al