E pazakontë, 80-vjeçarja bëhet pjesë e maratonës, vrapon 4.2 km në 51 minuta

schedule11:42 - 18 Janar, 2023

schedule 11:42 - 18 Janar, 2023

Edicioni i 18-të i maratonës ikonike Tata Mumbai, i cili u mbajt të dielën, pa pjesëmarrjen e mbi 55,000 njerëzve. Persona nga të gjitha fushat e jetës vrapuan së bashku për shkaqe të ndryshme sociale. Në maratonë morën pjesë jo vetëm të rinjtë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit.

Mirëpo, një 80-vjeçare vodhi vëmendjen e të gjithëve, e cila i befasoi duke vrapuar në maratonë.

Mbesa e të moshuarës, Dimple Mehta Fernandes, ka postuar në Instagram një video të pjesëmarrjes së saj në maratonë. Në video, 80-vjeçarja e quajtur Bharti shihet e qetë duke vrapuar në maratonë me një sari dhe një palë atlete. Ajo përshkoi 4.2 km në 51 minuta.

E moshuara tregoi se ishte praktikuar çdo ditë për maratonë dhe kjo është hera e pestë që merr pjesë në këtë event. Ajo këshilloi gjithashtu të rinjtë që të lëvizin dhe të vrapojnë më shumë për shëndetin e tyre.

Maratona Tata Mumbai është një ngjarje vjetore e cila mbahet të dielën e tretë të janarit çdo vit. Kjo ishte hera e parë që ngjarja ndodhte pas një pauze prej dy vitesh për shkak të kufizimeve të COVID-19./abcnews.al