E pazakontë/ 71-vjeçari ishte në koma, zgjidhet kryetar bashkie

schedule14:43 - 14 Janar, 2021

schedule 14:43 - 14 Janar, 2021

Qyteti i Goianias në Brazil është duke mbajtur zi për kryetarin e tij të bashkisë, Maguito Vilela.

Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, si pasojë e komplikacioneve shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Vilela u zgjodh në krye të bashkisë së qytetit brazilian, ndërsa ishte në koma në spital. Ai nuk e dinte se ishte zgjedhur për të drejtuar qytetin e tij derisa i tha i biri një ditë kur doli nga koma.

Kujtojmw qw Brazili është një ndër shtetet më të goditura rëndë nga koronavirusi. Ai renditet pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për numrin më të madh të viktimave. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!