E pazakontë, 49-vjeçarja pas 6 muajsh ende pozitive me Covid: Kur do të mbarojë ky makth

schedule21:57 - 28 Gusht, 2020

schedule 21:57 - 28 Gusht, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në itali, ku një paciente me Covid edhe pse kanë kaluar 6 muaj, ajo sërish edhe pas 19 tamponësh rezulton pozitive me Covid.

Nada Cava,  49-vjeç nga Marche ka qëndruar për 170 ditë në karantinë që prej 13 marsit, ditë kur zbuloi se ishte prekur me koronavirus. Të gjitha ditët ku ka qëndruar e sëmurë në shtëpi i kushtuan vendin e punës si kasiere në një supermarket. Por fatmirësisht Nada nuk pati probleme për shkak të koronavirusi, ajo pati vetëm disa simptoma të lehta por asgjë të rrezikshme dhe shqetësuese për jetën.

Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë. Tani ata do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune. Unë tashmë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të fillojnë së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem do të mbaroj, por fatkeqësisht nuk është kështu”, deklaron gruaja për mediat italiane.

Përveç stresit të sëmundjes së saj të gjatë, Nada gjithashtu u përball me pushimin nga puna. Për fat të mirë, gruaja gjeti menjëherë një punë tjetër falë solidaritetit të pronarit të një supermarketi tjetër.

Unë duhet të nis punën e re më 2 shtator, isha optimiste dhe e lumtur kur pranova propozimin. Por tani jam ende pozitive dhe as një mrekulli nuk mund të më bëjë negative deri atëditë. Tani shpresoj të mos e humbas edhe këtë mundësi”,përfundoi Nada.

49-vjeçarja për shkak të koronavirusit nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e nënës së saj dhe dasmës së vajzës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!