E pazakontë, 40 mijë bletë dalin nga çatia e një hoteli, bllokohet një rrugë në Kaliforni

schedule09:51 - 23 Shkurt, 2020

schedule 09:51 - 23 Shkurt, 2020

Një ngjarje e kazakontë ka ndodhur në Kaliforni, ku një grumbull prej rreth 40 mijë bletëve kanë dalë nga kulmi i një hoteli, duke i rrezikuar turistët dhe banorët përrreth.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se si pasojë e sulmit të tyre pesë persona kanë përfunduar në spital.

Ndërkohë një përfaqësues nga Shoqata e Bletarëve në Los Angeles, është shprehur ndër të tjera se sulmi i tyre mund të jetë provokuar nga një ngaçmim apo zhurmë që mund të ketë ndodhur pranë folesë së tyre.

Të ashtuquajturat bletë të afrikanizuara janë lloj i përzier i bletëve afrikane dhe evropiane, i përhapur së pari në Amerikën Jugore në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar.

Për shkak të sjelljes agresive që kanë për mbrojtjen e foleve të tyre, ato e kanë marrë nofkën “bletët vrasëse”.

Lisa Derderian, zëdhënëse e zjarrfikësve në Pasadena, tha: “Kemi zjarrfikës që punojnë këtu për shumë vjet dhe ata kanë thënë se ky është grumbulli më i madh i bletëve që kanë parë ndonjëherë në një vend.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!