E pazakontë, 39 vjeçari spanjoll gjendet i pajetë brenda skulpturës së dinozaurit

schedule07:43 - 25 Maj, 2021

schedule 07:43 - 25 Maj, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë ku një person tentoi që të merrte telefonin e rënë në skulpturën e një dinozauri, fatkeqësisht ka humbur  jetën.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 39 vjeçari është gjetur i pajetë brenda skulpturës së një dinozauri në qytezën Santa Coloma de Garmene në afërsi të Barcelonës.

Dyshimet e para janë burri i pafat kishte tentuar të marrë telefonin e tij dhe se kishte ngecur brenda skulpturës. Policia ishte telefonuar dhe me të dalë në vendin e ngjarjes në qytezën Santa Coloma de Garmene në afërsi të Barcelonës, kishin parë trupin e pajetë të burrit.

“Trupi i pajetë i 39 vjeçarit është gjetur në këmbën e dinozaurit skulpturë.  Bëhet fjalë për një rast të pazakontë. Deri më tani nuk ka shenja të dhunës, por nuk dihet se si burri ka ngecur në këmbën e dinozaurit”, ka bërë të ditur policia.

Sipas zëdhënës së policia nuk ka dyshime se 39-vjeçari mund të jetë mbytur nga dikush. Gjithçka me sa duket ndodhi kur ai tentoi ta merr telefonin që i kishte rënë.

Ishte futur përmes kokës së dinozaurit dhe kishte mbetur i ngujuar brenda. Në anën tjetër është bërë e ditur se janë në pritje të rezultateve të autopsisë. Ndërkohë mësohet se 39 vjeçari mund të ketë qëndruar brenda prej disa ditësh dhe gjetja e trupit të tij të pajetë është bërë vetëm kur familjarët kishin raportuar në polici zhdukjen e tij vetëm pak orë para se të gjendej trupi i pajetë. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!