E pathëna e Van Dijk: Rrezikova vdekjen në 2012, kisha shkruar testamentin!

schedule14:59 - 24 Shtator, 2019

schedule 14:59 - 24 Shtator, 2019

Virgil Van Dijk është ndër mbrojtësit më të fortë në botë. Shumëkush e cilëson si më të mirin dhe është fakt që holandezi është një nga pikat më të forta të Liverpool dhe kombëtares së tij.

I pakalueshëm dhe një “mur” i vërtetë në repartin defensiv. Kampionët e Evropës paguan 75 milionë sterlina në arkat e Southampton janarin e kaluar, duke arritur të vishnin të kuq gjigantin e mbrojtjes.

Tani gjithçka po shkon vaj, por më parë nuk ishte kështu. 28-vjeçari ka zbuluar një sekret në prononcimin e dhënë për “Four Four Two”. Rrëfim emocionues i Van Dijk, i cili kishte menduar vdekjen dhe largimin e parakohshëm nga kjo botë.

Në vitin 2012 pata probleme me apandesitin dhe infeksionet në veshka. Në këto raste, shumica e pacientëve vdesin. Mbaj mend që arrija të shihja vetëm tubat e lidhur në trupin tim dhe nuk mund të bëja asgjë. Vendosa të nis të shkruaj testamentin tim. Në rast se do të vdisja, paratë e fituara do t’i kalonin mamasë time”, zbulon Virgil Van Dijk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!