Austria siguroi një kualifikimin të bukur në raundin e 1/8-ve, aty ku do të ketë përballë Italinë e Roberto Mancinit, takim që do të luhet në shtunën në mbrëmje (21:00) në “Wembley” të Londrës.
Një test i vështirë për ekipin austriak, por David Alaba, ylli i Austrisë dhe lojtari i Real Madrid, beson te suksesi dhe kualifikimi në deklaratën e dhënë për ARD, edhe pse e ka të qartë forcën dhe kualitetin e skuadrës kundërshtare.
“Ndihem në formë dhe jam i lumtur për atë që po bën Austria. Kalimi i grupit ishte objektivi ynë dhe jemi të lumtur që e realizuam. Italia? E keni parë çfarë kanë bërë në grupe?!
Gjithsesi, ne jemi këtu për të ëndërruar. Gjithçka mund të ndodhë në një sport si futbolli“, deklaroi mbrojtësi dhe kapiteni i Austrisë. /abcnews.al