“E patë çfarë bëri Buffon?”, Santos: CR7 do luajë edhe në Euro 2024

schedule09:34 - 22 Maj, 2021

schedule 09:34 - 22 Maj, 2021

Dje u shpall lista e Portugalisë për Euro 2020. Fernando Santos ka në dispozicion një kontingjent të pasur me lojtarë të fortë dhe të talentuar. Kampionët në fuqi do të tentojnë sërish “pushtimin” e kontinentit të vjetër.

Santos, i cili mban postin e trajnerit të Portugalisë prej shtatorit të vitit 2014, është ndalur te Cristiano Ronaldo në prononcimin e fundit. Ylli i Juventusit festoi 36-vjetorin e lindjes në muajin shkurt, ndërsa Santos e karikon me deklaratën e fundit.

Është gjithmonë e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë me Cristianon, ai është një makineri. Cris kujdeset për veten në mënyrë ekzemplare, është i fiksuar me çdo detaj. Të mërkurën pamë Buffon duke performuar në moshën 43-vjeçare.

E vërtetë, është një portier, por ai është akoma i madh dhe fitoi Kupën e Italisë. Nuk mund ta themi tani nëse CR7 do të marrë pjesë në Euro 2024, varet nga ai, por shanset janë. Jam i sigurt që do të jetë i pranishëm në Katar 2022, beson realisht“, deklaron Santos. /abcnews.al