Sulmuesi i Brazilit, Neymar, është tashmë golashënuesi i dytë më i mirë i kombëtares karioka. Ylli i PSG-së kaloi “Fenomenin” Ronaldo, falë tripletës së tij në ndeshjen kundër Perusë. Mesazhet në drejtim të tij ishin të panumërta, por nuk mungoi as një urim nga vetë Ronaldo.
“Ti ke gjithë respektin tim Netymar. Ti luan shumë, jep asiste, pason, driblon dhe shënon. Limiti i vetëm është qielli. Tani fluturo djalosh. Je duke shkruar një histori shumë të bukur. Je padyshim një lojtar i pjekur, një yll i vërtetë. Unë e di shumë mirë se sa e rëndë është ajo fanella e verdhë dhe sa presion që ka kur ti ke topin në këmbë.
Tani më thuaj mua, nga erdhëm ne dhe ku po shkojmë… kush do të na e tregojë ne se çfarë është e pamundur? Besoji instikteve të tua sepse talenti është i gjithi i joti dhe asnjë nuk mund ta mohojë këtë. Ti ke shumë rekorde për të thyer dhe për të lënë gjurmët e tua. Jam krenar që shikoj një brazilian të tillë”, shkruan ish-sulmuesi i Real Madridit.
? @Pele (77)
? @neymarjr (64)
? @Ronaldo (62)?? Neymar’s hat-trick sends him 2nd on Brazil’s all-time top scorers. The 28-year-old celebrates by doing a number 9 with his hands & imitating Ronaldo’s trademark finger-wagging celebration in a fitting tribute to Fenômeno ™️ pic.twitter.com/D9DDgiTnAB
— FIFA.com (@FIFAcom) October 14, 2020
Kujtojmë që vendin e parë në historinë e golashënuesve për Brazilin e mban legjendari Pele. Ai kryeson listën me 77 gola dhe tashmë atë e ndjek Neymar me 64. Në vendin e tretë renditet Ronaldo me 62, i cili u kalua pikërisht nga sulmuesi i PSG-së. /abcnews.al