Klubi anglez i futbollit Forest Green Rovers emëroi Hannah Dingley si trajnere të përkohshme të martën, duke e bërë atë trajneren e parë femër në futbollin profesionist anglez.
Dingley zëvendëson trajnerin në largim, Duncan Ferguson, i cili u emërua në janar, por nuk ishte në gjendje të ndalonte skuadrën nga zbritja në Ligën 2, niveli më i ulët i futbollist profesionist anglez. Ajo do të qëndrojë përkohësisht si trajnere pasi klubi kërkon të gjejë dikë me kohë të plotë.
“Jam shumë e emocionuar për këtë hap tjetër të karrierës sime. Para sezoni sapo ka filluar dhe i ploti fillon shumë shpejt. Është një moment emocionues, unë jam mirënjohëse për mundësinë që të rritem dhe të drejtoj një klub kaq progresiv dhe që mëndon të ecë përpara”, tha Dingley./ h.ll/abcnews.al