“E para polici që garanton tubimin antiqeveritar”, Lleshaj i përgjigjet Metës: Çrregullim i skajshëm i zotërisë

schedule19:30 / 19/02/2020

Mes mazhorancës dhe Presidencës vazhdojnë tensionet politike. Ndërsa paralajmëroi edhe shpërndarjen e Parlamentit, Meta e priti ashpër  miratimin e ligjit për betimin.

Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili u shpreh se Presidenti është kthyer në një absurditet folklorik.

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet”, shkruan Lleshaj në rrjetin social “Facebook”.

Statusi: 

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”, shkruan Lleshaj./abcnews.al

schedule19:30 / 19/02/2020