Mes mazhorancës dhe Presidencës vazhdojnë tensionet politike. Ndërsa paralajmëroi edhe shpërndarjen e Parlamentit, Meta e priti ashpër miratimin e ligjit për betimin.
Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili u shpreh se Presidenti është kthyer në një absurditet folklorik.
“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet”, shkruan Lleshaj në rrjetin social “Facebook”.
Statusi:
“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.
Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”, shkruan Lleshaj./abcnews.al

