E para femër anëtare e Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Anila Basha: Nder dhe privilegj

schedule21:16 - 15 Mars, 2022

schedule 21:16 - 15 Mars, 2022

Përveç votimit për President të FSHF-së, ku Armando Duka u rizgjodh për herë të 6-të në krye të qeverisë së futbollit shqiptare, në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore u votuan edhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

Një vend të sigurt për herë të parë siguroi edhe një femër, Anila Basha, e cila tashmë do të jetë pjesë e FSHF-së.

Për këtë ka reaguar edhe Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se është nder dhe privilegj që është përfaqësuese në FSHF që nga krijimi në vitet ’30.

“Një rrugëtim i ri në botën e sportit. Nga sot, e para vajzë, në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, që nga krijimi në vitet ’30. Përveç se është një privilegj, mendoj se është edhe një përgjegjësi. Unë jam që jam rritur studiumeve gjatë gjithë këtyre viteve, dashuroj brenda vetës lojën e bukur të futbollit. Sot kam shancin e madh të kontribuoj, një në 10 anëtarë në qeverinë e futbollit shqiptare. Ndokush ka menduar se do jemi të fshetë dhe të fshehur, por për mua në ekip, kjo më duket disi vështirë. S’do bëjmë vetëm zhurmë. Jam e bindur që do bëjmë shumë punë. Sot u zgjodha me 35 vota, por falënderoj 43 anëtarët e regjistruar në Asamble, por dhe të tjerë që nuk ishin aty, sepse futbolli veçse na bashkon”, shkruan Anila Basha.

/abcnews.al