E papritur/ “Lëkundet” pankina e Devollit, Dinamo pranë akordit me ish-trajnerin e Udinese

schedule09:31 - 6 Mars, 2022

schedule 09:31 - 6 Mars, 2022

Dinamo po notot në zonën e ftohtë në tabelën e klasifikimit, ku aktualisht ndodhet në vendin e 9-të me 20 pikë.

Rezultatet negative të arritura nga blutë e Bledar Devollit ka “detyruar” drejtuesit të mendojnë për një trajner tjetër që mund t’i besohet skuadra me mision kryesore mbijetesën.

Si rrjedhojë, ndeshja që do të zhvillohet të martën në Korçë ndaj Skënderbeut, mund të jetë e fundit për Bledar Devollin në pankinën e kësaj skuadre.

Sipas asaj që raportohet një trajner italian është në “pole position” për të marrë drejtimin e kryeqytetasve. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Udineses, Rodolfo Vanoli.

Madje 59-vjeçari italian është parë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, ku ka ndjekur nga afër Dinamon në përballjen me Vllazninë, ndërsa pas këtij takimi janë takuar edhe palës mes tyre dhe mendohet se kanë arritur parimisht një akord mes tyre.

Sipas “Udineseblog.it”, shpëtimi i Dinamos nga rënia nga Superliga mund të vijë ish-lojtari i Juventusit, Rudy Vanoli, i cili në sezonin 2014/15 fitoi Kupën e Sllovenisë dhe Superkupën e Sllovenisë me Koperin, dhe në 2015/16 fitoi titullin kampion me Olimpia Ljubljanën. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!