E papritur/ Covid-19 i lë pasoja të rënda, luftëtari 26-vjeçar tërhiqet nga UFC

schedule20:36 - 3 Mars, 2021

schedule 20:36 - 3 Mars, 2021

Të paktën për momentin, UFC humbet një nga yjet më të mëdhenj. Rusi Khamzat Chimaev, sensacioni i vitit të kaluar, po tërhiqet nga MMA vetëm në moshën 26-vjeçare, pas një beteje të gjatë me koronavirusin që kur u infektua në dhjetor të vitit të shkuar.

 

Ai ishte infektuar gjatë përgatitjeve të duelit të tij kundër Edwards (planifikuar për në 19 dhjetor 2020). Pas kësaj u vendos që ndeshja të luhet më 20 janar dhe më pas më 13 mars.

Tashmë shtyhet edhe një herë, por nuk ka një datë tjetër. Pasojat që Covid-19 ka lënë te Khamzat janë të rënda. Ali Abdelaziz, menaxheri i Chimaev, konfirmoi se ata kishin frikë për jetën e tij kur ai ishte infektuar, teksa vetë Khamzat njoftoi lajmin në rrjetet sociale.

“Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen tuaj në ecurinë time në këtë sport. Unë mendoj se ka mbaruar. Po, e di që nuk e fitova brezin e kampionit, por kjo nuk është fitorja më e rëndësishme në këtë jetë.

Mendoj se mund të mërzitem, por zemra ime dhe trupi im më tregojnë gjithçka. Unë dua të falënderoj ekipin tim dhe gjithashtu UFC”, shkroi rusi në rrjetet sociale, duke habitur gjithë ambientin sportiv. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!