E paprecedentë! Mbrojtësi luajti i infektuar në Kroaci-Turqi

schedule23:17 - 11 Nëntor, 2020

schedule 23:17 - 11 Nëntor, 2020

Kroacia dhe Turqia dhuruan një ndeshje spektakolare mbrëmjen e sotme, duke barazuar me shifrat 3-3. Megjithatë, spektakli është harruar shpejt sepse një rast i paprecedentë ka ndodhur gjatë ndeshjes.

Mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida ka luajtur një pjesë loje i infektuar me COVID-19. Të hënën Kroacia pati marrë përgjigjet e testimeve për ndeshjen e sotme dhe e gjitha skuadra dhe stafi mjekësor kishte rezultuar negativ.

Para se të zhvillohej ndeshja me Turqinë, kroatët kishin kryer edhe një test tjetër, i cili do të ishte i vlefshëm për ndeshjen me Suedinë. Përgjigjet e atyre testeve kanë ardhur gjatë ndeshjes, saktësisht kur lojtarët ishin në dhomat e zhveshjes, pas pjesës së parë.

Në ato teste ka rezultuar pozitiv Domagoj Vida, mbrojtësi i Besiktas në Turqi. Ai është izoluar menjëherë nga mjekët dhe do të qëndrojë i diferencuar deri në konfirmimin e infektimit dhe më pas shërimit të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!