“Djajtë e kuq” zhgënjyen totalisht mbrëmjen e djeshme, teksa në “Amex Stadium” u mundëm me rezultatin minimal 1 me 0, nga “pulëbardhat” e Brighton në një ndeshje tepër të rëndësishme për kualifikimin drejt Champions League sezonin e ardhshëm.
Përveç tifozëve të “djajve” i zhgënjyer me performancën e të tijve ishte dhe tekniku hollandez, Erik ten Hag, i cili e konsideron golin e vendasve, si një “dhuratë” nga mbrojtja e Manchester.
“Mendoj që zhvilluam një ndeshje të mirë në pjesën e parë, pasi krijuam disa raste të mira me Martial dhe Fernandes. Por nuk ia dolëm të shënonim. Më pas fundi ishte zhgënjyes, sepse ne ua falëm golin.
Kjo nuk pranohet! Gjithçka ka të bëjë me përqendrimin e skuadrës. Ne e humbëm plotësisht në fundin e sfidës. Prandaj e pësuam. Në qoftë se nuk fiton, atëherë nuk duhet të humbasësh, pasi çdo disfatë është një zhgënjim i madh”,- u shpreh tekniku hollandez.
Pas këtij rezultati, “djajtë” e Manchester United “ngecin” në vendin e 4-rt me 63 pikë, me sfidën e radhës që do të jetë transferta e vështirë e “London Stadium” ndaj West Ham. /i.m /abcnews.al