E pamundur t’i rezistoni këtij trendi: Çizmet që po bëjnë namin këtë vjeshtë

schedule13:25 - 28 Tetor, 2020

schedule 13:25 - 28 Tetor, 2020

Çizmet janë një ndër aksesorët që nuk duhet të mungojnë në garderobën e një gruaje gjatë këtij sezoni. Mund të kombinohen dhe në pranverë-verë, por kur bëhet fjalë për këtë sezon janë gjithmonë një “in”. Këpucët perfekte për t’i dhënë një kthesë fundeve dhe fustaneve të të gjitha gjatësive dhe llojeve por jo vetëm.

Blogeret e njohura kanë filluar t’i kombinojnë me kostumet në stilin e burrave si dhe gjithashtu me pantallona apo xhinse të ngushta. Në fakt, çizmet e larta të kombinuara me fustane dhe mini funde janë një kombinim perfekt femëror dhe super elegant që jep gjithmonë efektin e dëshiruar.

Çfarëdo kombinimi të preferoni, një gjë është e qartë: blerja e një palë çizmeve të tilla është një investim i sigurt i modës, për të cilin vështirë se do të pendoheni (edhe sepse nuk dalin kurrë nga moda!).  Tendencat e vjeshtë-dimër 2020-2021 janë ato prej lëkure dhe kamoshi me takë të trashë dhe të rehatshme për t’u veshur gjatë gjithë ditës. /abcnews.al

motive-inteligjente-couture

mango

kurt-geiger

binjak-milan

Malone-Souilers_FW20_DARA-70-1_Cabernet-Side_

kamoshi-gianvito-rossi

emanuelle-vee

xhimi-ço

oshtame

zara

hmgoepprod

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!