“E pamundur në futboll, topi ishte gjysmë metri brenda! Arbitri më kërkoi falje”

schedule08:37 - 28 Mars, 2021

schedule 08:37 - 28 Mars, 2021

Portugalia shpërdoroi avantazhin e dy golave me Serbinë dhe barazoi 2-2 mbrëmjen e djeshme, në një ndeshje që prodhoi shumë polemika për shkak se Cristiano Ronaldo pa të mos i quhej iu rregullt një gol në minutën e fundit shtesë. “Goal Line Technology” nuk kishte dhe kjo e tërboi sulmuesin e Juventusit, sikurse edhe trajnerin Fernando Santos.

Fillimisht ai foli për barazimi e arritur: “Nuk kam asnjë shpjegim. Ishim të përgatitur për atë që skuadra serbe mund të bënte. U kisha thënë lojtarëve se ata mund të futeshin në lojë. Pësuam gol në minutat e para të pjesës së dytë, Serbia u rrit dhe ne nuk ishim në nivelin e pjesës së parë. Kështu ata shënuan edhe golin e dytë.

E kontrolluam lojën pas golit dhe shënuam një gol që nuk u llogarit. Topi ishte më shumë se gjysmë metri brenda portës. Sigurisht kjo nuk është alibi për atë që nuk bëmë, apo për faktin se mund të ishim paraqitur më mirë. Por të futet topi një gjysmë metri në portë dhe të mos quhet gol, kjo është e pamundur në futboll”, është shprehur fillimisht trajneri i Portugalisë, i cili tregon edhe bisedën me gjyqtarin Danny Makkelie.

“Arbitri thjesht më kërkoi falje. Është hera e dytë që më ndodh në një ndeshje kualifikuese. Nuk është e mundur që në një garë të tillë për kampionat Botëror të mos ketë VAR ose “Goal Line Technology”. Në fakt ishte një nga gjërat që ma tha atje në fushë, që nuk kishte “Goal Line Technology” dhe ishte e rëndësishme të kishte.

https://streamable.com/tfczd4

Pastaj përfundoi duke më kërkuar faljen. Gjithsesi kjo nuk e zgjidh problemin. Arbitrat janë njerëz, ata bëjnë gabime dhe kjo është arsyeja pse ekziston teknologjia VAR, me qëllim që këto gabime të mos ndodhin”, ka përfunduar Santos, i cili nuk iu gëzua dot fitores mbrume, edhe pse Diogo Jota kishte realizuar herë në portën e Serbisë që në pjesën e parë të takimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!