Spanja zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Italisë, por në finalen e Euro 2020 u kualifikuan djemtë e Roberto Mancinit pas goditjeve të penalltive. Gerard Pique nuk mori ftesë nga trajneri Luis Enrique, i cili vendosi t’i besonte lojtarëve të tjerë në prapavijën e Spanjës.
Gjithsesi, lojtari i Barcelonës ndihet keq pas eliminimit të kombëtares së tij dhe e gjen shkakun e disfatës te penalltitë. “Nuk është rastësi që në katër rastet kur ndeshjet kanë shkuar me penallti, në Euro 2020 dhe Kupën e Amerikës, gjithmonë është kualifikuar skuadra që ka gjuajtur penalltinë e parë.
?? FINALE! ???
The Fan Zone in Rome goes crazy! ?#EURO2020 pic.twitter.com/FYX2EZr8H4
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 6, 2021
Statistikat tregojnë që ai që godet penalltinë e parë ka më shumë mundësi të kalojë më tej. Nuk më duket e drejtë që në një kompeticion të tillë një monedhë të bën të nisesh në disavantazh“, shkruan në rrjetet sociale mbrojtësi 34-vjeçar.
No es casualidad que las cuatro tandas que ha habido tanto en la @EURO2020 como en la @CopaAmerica haya ganado el equipo que primero tira. Las estadísticas dicen que el primero tiene más opciones y en un torneo así no me parece justo que un sorteo haga que empieces con desventaja
— Gerard Piqué (@3gerardpique) July 6, 2021
Një studim i kryer nga Shoqata Ekonomike Amerikane, që studioi ndeshjet më të rëndësishme në vitet 1970-2000, doli në përfundimin se cila skuadër godet e para penalltinë, në 60% të rasteve ia ka dalë të kualifikohet në raundin tjetër. /abcnews.al