Kapiteni i Watford, Troy Deeney, është shumë i njohur në Premier League, për shkak se deklaratat e tij për shtyp, janë gjithmonë të sinqerta dhe të drejtpërdrejtë. Kështu ka qenë dhe intervista e tij për BBC Sport, aty ku ka folur për ri-fillimin e Premier League.
“Mendoj se do të ishte e padrejtë për Liverpoolin nëse ky sezon anulohet, ata kanë qenë padiskutim skuadra më e mirë në Premier League. Mendoj se ky sezon duhet të ri-fillojë sa më shpejt, gjithçka të shkojë në vendin e duhur.
Ne si futbollistë, jemi me fat, jemi të privilegjuar. Kemi kryer të gjitha testet e nevojshme, gjë që shumica e njerëzve nuk kanë mundësi. E kuptojmë pozicionin ku jemi, e ri-theksoj, jemi me fat. Mendoj se duhet të caktojnë sa më shpejt datat për rifillimin e kampionatit.
Edhe me dyer të mbyllura, të kujdesen që stadiumi të jetë i pastër, t’i testojnë të gjithë futbollistët. Nuk mund të presim pafundësisht. E di që nuk është e njëjta gjë të luhet me dyer të mbyllura, është e padrejtë dhe për tifozët.
Nëse je tifoz i Arsenalit për shembull, do të doje të ishe në stadium. Nëse je në shtëpi ose jashtë, dhe merr vesh që Arsenali po fiton 3-0, nuk të shijon aspak. Ne të gjithë po mundohemi të mbrojmë familjen tonë, të afërmit tanë. Gjithsesi, mendoj se duhet gjetur një zgjidhje që të rifillojmë sa më shpejt të luajmë sërish”, përfundoi kapiteni i Watford./abcnews.al

