E paditi Basha, gjykata pushon çështjen ndaj Evi Kokalarit

schedule14:24 - 16 Shkurt, 2022

schedule 14:24 - 16 Shkurt, 2022

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë gjykimin e padisë së bërë nga kreu i PD Lulzim Basha kundrejt aktivistes Evi Kokalari për shpifje.

Gazetari i Abc Ermal Vija raporton se ky vendim është marrë pasi avokati i Bashës Indrit Sefa ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e seancës.

Në krah të ish-kryeministrit Berisha Kokalari u shpreh se  Basha e shkëmbeu mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA me përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar i PD. Por, selia blu e cilësoi shpifje duke i kërkuar që të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzën, që sipas PD-së është e rreme.

Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën” deklaronte PD.

Por cfarë tha Evi Kokalari? 

Arsyeja që u është dhënë të gjithëve që Berisha është përjashtuar është bërë fakt korrupsioni i tij, realiteti i tij është ndryshe, ai është përjashtuar, është u shkëmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lul Bashës, një dosje që ekzsiton në Shqipëri dhe Amerikë, kjo është arsyeja që Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar” tha Kokalari. Për këtë arsye, vijoi më tej ajo “Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vite. Kjo dosje është mbyllur që të nxirrte Sali Berishën nga grupi parlamentar”. Por Evi Kokalari kishte një paralajmërim për Lulzim Bashën. “Nëse Basha guxon të shkojë në Amerikë, dosjen do ta çojmë në kongres. Lulzim Basha i hapi “gropën” vetes” tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!