Kampionati anglez i futbollit, Premier League, po kalon një periudhë tranzicioni. Shefi ekzekutiv, Richard Scudamore, pranoi disa muaj më parë se do të largohet kur të mbarojë mandati i tij, në muajin shkurt.
Bordi i Premier League ia kishte ofruar rolin e shefit ekzekutiv David Pemsel, i cili fillimisht kishte rënë dakord që të merrte përsipër këtë detyrë. Por sot, në mënyrë të befasishme, Pemsel mori vendimin që të mos e pranojë këtë detyrë, duke paraqitur dorëheqjen e tij.
Premier League, në faqen e saj zyrtare, shkroi: “Kemi biseduar me David Pemsel dhe kemi pranuar dorëheqjen e tij. Premier League nuk dëshiron të japë komente të tjera për këtë çështje”./abcnews.al