Mbrojtësi aziatik, Kim Min Jae thuhet se u grabit jashtë shtëpisë së tij kur iu bashkua Bayern Munich. Lojtari korean nënshkroi për bavarezët nga Napoli në korrik.
Sipas “BILD”, mbrojtësit i vodhën një tenxhere orizi nga jashtë shtëpisë së tij të re kur ai po zhvendosej.
Kim e kishte vendosur tenxheren e orizit jashtë shtëpisë së tij, ndërsa ishte duke futur një kuti brenda në banesë, dhe kur u kthye, dikush ia kishte marrë./ h.ll/abcnews.al