Manchester United ka vendosur një rekord historik në Premier League, duke arritur në kuotën e 2000 golave të shënuar.
Kampionati anglez mori emrin Premier League në sezonin 1991/92 dhe që nga ai sezon, “Djajtë e Kuq” kanë pasur një dominim absolut, me në krye teknikun legjendar Sir Alex Ferguson.
Sot, në takimin kundër Norwich në “Carrow Road”, Manchester United arriti të fitojë me rezultatin 1-3. Para fillimit të sfidës, “Djajtë” ishin në kuotën e 1999 golave të shënuar dhe ai gol i Scott McTominay ishte rrjeta historike!
Tani, të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer qëndrojnë në kuotën e 2002 golave, një shifër fenomenale!/abcnews.al