Mund të ju duket shaka, por është e vërtetë. Në Norvegji, një ndeshje e Premier League do të transmetohet në kanalin e humorit. TV2 do ta transmetojë sfidën mes Southampton dhe Norwich në kanalin e vet të humorit.
Sikurse shikohet në programacionin e bërë publik, përballja e sotme, e vlefshme për javën e 14-t të kampionatit elitar anglez, do transmetohet në TV 2 Humor. Me siguri tifozët e dy klubeve britanike do tërbohen kur ta mësojnë diçka të tillë. /abcnews.al
