E pabesueshme: Kërcënohet Antonio Conte, vihet në lëvizje policia

schedule10:52 - 16 Nëntor, 2019

schedule 10:52 - 16 Nëntor, 2019

Antonio Conte, trajneri i Interit, është marrë në mbrojtje nga policia italiane. Teknikut të njohur i është dërguar një zarf me një plumb dhe një letër me kërcënime. Tekniku zikaltër do të jetë nën vëzhgimin e policisë dhe gjatë seancave të trajnimit.

Një ngjarje e shëmtuar ajo që i ka ndodhur Antonio Contes. Tekniku i Interit është marrë në mbrojtje nga policia, pasi i kanë dërguar një zarf me një plumb brenda tij, por dhe një letër me kërcënime. Sipas raportimit të :Corriere della Sera”, ka qenë pikërisht trajneri zikaltër që denoncoi ngjarjen në polici.

Pas analizimit të situatës u vendos të merrej në mbrojtje.  Teknikisht është niveli më i ulët i marrjes në mbrojtje për një person publik. Materiali që i është dërguar trajnerit të Interit, i cili ka vënë në dijeni dhe shoqërinë për atë që ka ndodhur, do të analizohet dhe më tej për të zbuluar se kush ia ka dërguar.

Niveli i rrezikut gjithsesi konsiderohet shumë i ulët, por pavarësisht kësaj patrulla policie dhe karabinierë do të kalojnë më shpesh pranë banesës së Contes dhe në selinë e Inter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!