E pabesueshme: Dy kartona të kuq pa filluar ndeshja, tension te Kastrioti-Skënderbeu

schedule14:14 - 3 Mars, 2022

schedule 14:14 - 3 Mars, 2022

Në Kamëz po zhvillohet ndeshja mes Kastriotit dhe Skënderbeut, takim i vlefshëm për javën e 23-të të Abissnet Superiores. Por një episod i rrallë ka ndodhur teksa skuadrat po dilnin në fushën e lojës.

Shkak është bërë një sherr në tunel, mes mbrojtësve Melos Bajrami dhe Bekim Dida. Dy qendërmbrojtësit janë përplasur me njëri-tjetrin dhe arbitri Juxhin Xhaja ka parë gjithçka dhe i ka ndëshkuar me kartonë të kuq.

“Dhimbje koke” për të dy trajnerët që janë “detyruar” të aktivizojnë lojtarët të tjerë ën fushën e lojës, për të cilët nuk i kishin bërë llogaritë kështu.

 Shiko Videon

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!