E pabesueshme/ Bie pa ndjenja në tokë, gjyqtari e nxjerr me të kuq, ja arsyeja

schedule21:59 - 17 Mars, 2022

schedule 21:59 - 17 Mars, 2022

Nga Argjentina na vjen një episod i pabesueshëm, teksa zhvillohej ndeshja derbi mes Lanus dhe Banfield në ligën e dytë të futbollit argjentinas.

Gjatë takimin një nga lojtarët e Lanus goditet me top në fytyrë në mënyrë të pavullnetshme nga kundërshtari dhe nga goditja që merr bie pa ndjenja në tokë.

Gjatë rënies në tokë, lojtari ka zënë poshtë kundërshtarin e tij duke i shkaktuar një dëmtim të rëndë, me këtë të fundit që detyrohet të lërë fushën e lojës me barelë.

Pasi lojtari i Lanus kthehet të jetë i vetëdijshëm, është habitur teksa ka parë që gjyqtari kryesore i ndeshjes e ka ndëshkuar atë me karton të kuq, me arsyen se i shkaktoi kundërshtarit dëmtim serioz.

Një episod, sa i dhimbshëm aq edhe i papranueshëm me arbitrin që bën një veprin të çuditshëm ndaj një lojtari që humbi ndjenjat në fushën e lojës dhe ishte i pavetëdijshëm kur ra mbi kundështarin.

/f.a/abcnews.al