E njohur si nëna e 13 fëmijëve, 43-vjeçarja gjendet e vdekur në një pyll të Britanisë

schedule14:54 - 18 Shtator, 2020

schedule 14:54 - 18 Shtator, 2020

Mandy Gardner nuk është një emër i panjohur për mediat britanike. Ajo u bë e famshme, pasi ishte nënë e 13 fëmijëve dhe ka folur për ta në disa programe televizive.

Në njëri prej tyre, ajo u shpreh: “Nganjëherë mund të kthehet në një kaos absolut, qentë vrapojnë në shtëpi, fëmijët ndjekin qentë, të rriturit ndjekin fëmijët, të cilët po ndjekin qentë”.

Gardner ka theksuar: “Jo të gjitha shtatzanitë e mia ishin të planifikuara por të gjithë ne ikemi mirëpritur ardhjet e reja”.

Por një lajm i keq vjen nga 43 vjeçarja britanike. Sipas mediave vendase, mësohet se ajo është gjetur e vdekur në një park pyjor pranë shtëpisë së saj në Ëest Sussex në fund të prillit dhe është varrosur në qershor.

Hetimet thanë se 43-vjecarja ishte parë e gjallë pesë ditë më herët dhe mjeku ligjor përcaktoi vdekjen si vetëvrasje.

Bija e saj, Natasha shkruante asokohe në Instagram: “Sot i dhamë lamtumirën e fundit nënës tonë prej engjelli”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!