E njëjta “melodi” në F1, Hamilton fiton në Bahrein. Ferrari “i plogësht”

schedule21:38 - 28 Mars, 2021

schedule 21:38 - 28 Mars, 2021

Sot nisi sezoni i ri i Formula 1, por muzika nuk ka ndryshuar dhe Mercedes është e paarritshme nga të tjerët, me Red Bull, që do mundohet t’ia bëjë jetën sa më të vështirë.

Sot në Bahrein, Verstapen i mori përkohësisht vendin e parë, por një vonesë në bokse e detyroi të lëshojë vendin për Hamilton pas vetëm 19 xhirosh. Anglezi e shfrytëzoi në maksimum këtë mundësi dhe arriti të mbajë kreun falë aftësive të tij.

Kështu ai ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Bahrain, teksa në vendin e dytë u rendit Verstapen dhe podiumin e plotësoi Valteri Bottas. Shenja më të mira se sezonin e shkuar për Ferrarin, por e pamundur të mendohet arritja ë nivelin e Mercedes.

Charles Leclerc u rendit në vendin e 6-të duke humbur dy pozicione nga nisja, ndërsa shoku i tij i ekipit, debutuesi Carlos Sainz përfundoi në vendin e 8-të. Paraqitje e mirë e dy makinave McClaren, që u renditën në vendet 4 dhe 7.

Vlen për t’u theksuar thyerja e një tjetër rekordi historik nga Lewis Hamilton, që duket se këtë vit nuk do ketë të ndalur dhe pritet të arrijë shifrën e 8 titujve kampion, duke parakaluar legjendën Schumacher. Hamilton ka qëndruar në krye të garës në 5112 xhiro gjatë karrierës së tij, si askush më parë në histori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!