E nisi Dua Lipa, trendi më seksi i pranverës që kanë përqafuar VIP-at

schedule18:12 - 21 Mars, 2021

schedule 18:12 - 21 Mars, 2021

Veshjet me lidhëse që theksojnë belin dhe ijet duket se do të jenë trendi i pranverës-verë 2021. Para se të kthehej në kryefjalën e pasarelave këtë sezon, kjo tendencë është “përqafuar” nga yjet e viteve 2000 si Britney Spears, Lucy Liu dhe Christina Aguilera.

Kjo tendencë është rikthyer sërish në modë dhe është adoptuar nga personazhe të famshëm dhe me ndikim si Dua Lipa, Zendaya, Leonie Hanne apo edhe Camila Coelho, të cilat e risollën këtë trend nëpër rruget e qyteteve të ndryshme, plazheve ose tapetin e kuq.

Për koleksionet e tyre Pranverë – Verë 2021, markat e modës si Versace, Michael Kors, Jacquemus dhe Christopher Esber prezantuan minifundet dhe pantallona të frymëzuara nga vitet 2000, të gjitha me lidhëse. Këto janë pamjet më të bukura, nga ato më seksi tek më minimalet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!